Problemet me pushtetin lokal/ Rama propozon krijimin e komisionit të etikës

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Në fjalën e tij në Asamblenë e PS, kryeministri Edi Rama foli ashpër në lidhje me drejtorët që dhanë dorëheqjen pak kohë më parë, duke shtuar se e gjitha kjo situatë nuk lidhet aspak me Ermal Dredhën, kreu i bashkisë Vlorë i cili dha dorëheqjen mbrëmjen e djeshme.

Sipas tij, dorëheqja e Dredhës është tregues i një njeriu që e ndjen dhe e do qytetin.

Më tej ai propozoi krijimin e komisionit te etikës që do të luftojë nepotizmin.

“Komision etike në çdo bashki, i cili duhet të trajtojë fenomenin gërryes, shkurajues e poshtërues që duhet sulmuar duke nisur nga qendra e grupi parlamentar e deri në pushteti lokal, nepotizmi dhe lidhjet e gjakut në pozicionet drejtuese”, tha ai.

The post Problemet me pushtetin lokal/ Rama propozon krijimin e komisionit të etikës appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje: