Lexoje këtu nëse e ke me ngut!
Dorëheqja e Ermal Dredhës nga drejtimi i bashkisë Vlorë nuk është një rrufe në qiell të hapur. Është veçse epilogu i një përplasje me kryeministrin Rama dhe dihej që do të kishte këtë fund.
Burime pranë PS i thanë Lapsi.al se të mërkurën drejt Vlorës kishte udhëtuar drejtuesi politik i socialistëve, Bledi Çuçi, misioni i të cilit ishte të sigurohej që Ermal Dredha do të finalizonte dorëheqjen e tij të detyruar.
E jo vetëm kaq, por përpara se të largohej nga detyra të emëronte edhe nënkryetarin e ri, i cili do të marrë kompetencat e kryetarit të bashkisë.
Dritan Leli 2.0/ Të pathënat e gjyqit politik me dyer të mbyllura Vlorë
Elis Halili, njeriu i kompanisë “Fusha” në Vlorë, është emëruar sot si nënkryetar i bashkisë. Synimi është i qartë, i tha burimi Lapsi.al, që që Halili të marrë drejtimin e bashkisë deri në përgatitjen e zgjedhjeve të reja për Vlorën.
Çuçi ka drejtuar grupin e punës për riorganizimin e Bashkisë Vlorë pas shkarkimeve masive që Rama urdhëroi në muajin korrik.
Përgjatë këtij procesi ka pasur përplasje të tjera me Ermal Dredhën, i cili ishte i detyruar të pranonte cdo propozim që i vinte prej Ramës dhe Çuçit.
Praktikisht në këto muaj kryebashkiaku i Vlorës u shndërruar në një kukull që vetëm firmoste cfarë i kërkonte Rama, Çuçi apo Mazniku.
BIRN: Ndërhyrja e Ramës në Bashkinë e Vlorës zhbën ndarjen ligjore të pushteteve
Gjeneza e kësaj përplasje pa kthim mes Ramës dhe Dredhës nuk lidhet vetëm me administrimin e qytetit, por edhe me hezitimin në disa raste të kryebashkiakut të Vlorës për të miratuar symbyllur cdo porosi të shefit të Rilindjes.
Afërmendsh që ai i frigohej goditjeve si ajo ndaj Shpëtim Gjikës apo edhe Erion Veliajt së fundi.
Andi Bushati: Çfarë tregon fshesa mbi bashkitë
Deri më tani s’ka një shpjegim prej vetë Dredhës për arsyet e dorëheqjes e mbase ato arsye nuk do t’i artikulojë asnjëherë duke respektuar kështu “omertan” brenda organizatës së Rilindjes. ©LAPSI.al
The post Rama nisi Çuçin në Vlorë, prapaskenat e “dorëheqjes” së Ermal Dredhës appeared first on Lapsi.al.
