FOTOLAJM/ Berisha “voton” në kuvend me foton e Charles McGonigal

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Gjatë votimit për kryetarin e Kuvendit, Niko Peleshi, emër i propozuar nga socialistët, kreu i PD, Sali Berisha ka votuar me një fletë të veçantë. Ai është ngritur nga karrigia në momentin kur është thirrur emri i tij, është afruar pranë foltores ku ka treguar foton e Charles McGonigal dhe të njëjtën fletë e ka hedhur në kuti.

Opozita ka paralajmëruar kërkesën e saj për një komision hetimor parlamentar në lidhje me marrëdhënien e ish-drejtuesit të zyrës së kundërzbulimit në FBI Charles McGonigal me kryeministrin Edi Rama duke marrë shkas nga publikimi i dosjes në fillim të këtij muaji. Por dy vite më parë, të njëjtën kërkesë socialistët e kishin refuzuar.

Pas Berishës të njëjtin veprim simbolik e kanë kryer edhe disa deputetë të tjerë të opozitës.

The post FOTOLAJM/ Berisha “voton” në kuvend me foton e Charles McGonigal appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje: