Lexoje këtu nëse e ke me ngut!
Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha në konferencë për mediat, u pyet se a do të ketë PD një kandidat/e për Bashkinë e Tiranës.
Berisha shprehet se PD ende nuk ka marrë një vendim për kandidatin/kandidaten. Sipas tij, Rama spostoi politikisht Erion Veliajn.
Kreu i PD Sali Berisha: Ende nuk kemi një vendim për kandidatin apo kandidaten që do të vendosim në Bashkinë e Tiranës. Do të marrim një vendim si PD, patjetër.
Ne nuk mbrojmë Erion Veliajn, sepse ai e meriton që atë vend ku ndodhet. Por, Rama e spostoi politikisht Veliajn.
The post A e ka opozita një kandidat/e për Bashkinë e Tiranës? Berisha: Ende s’kemi vendim appeared first on Lapsi.al.
