Ish-deputeti socialist Jurgis Çyrbja kërkon gjykim të shkurtuar në GJKKO

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Ish-deputeti socialist Jurgis Çyrbja ka kërkuar gjykim të shkurtuar në seancën gjyqësore që zhvillohet ndaj tij.

Të njëjtën kërkesë kanë bërë edhe avokatët e Ahmet Mashës dhe Altin Hajrit.

Gjyqtarja paraprake Etleva Deda kaloi në gjykim themeli dosjen e Çyrbjes, Mashës dhe Hajrit.

Kujtojmë se ish-deputeti u arrestua nën dyshimin se ka kryer tre vepra penale, “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, “Përkrahja e autorit të krimit”, si dhe “Tregtimi i sekretit shtetëror”.

The post Ish-deputeti socialist Jurgis Çyrbja kërkon gjykim të shkurtuar në GJKKO appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje: