Lexoje këtu nëse e ke me ngut!
Kreu i PD Sali Berisha ka mbërritur në Prokurorinë e Posaçme.
Berisha u paraqit në SPAK, në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitje” të vendosur ndaj tij.
Ish-kryeministri Sali Berisha përballet me akuzën për korrupsion, ndërsa dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi – i cili ndodhet aktualisht në arrest shtëpie – dhe biznesmeni Fatmir Bektashi akuzohen për përfshirje në korrupsion dhe veprime të paligjshme për pastrimin e parave.
Ndërkohë, për dy të pandehurit e tjerë, Xhimi Begeja, ortak i Malltezit, dhe Andia Pustina, financiere në kompaninë “Homeplan”, prokuroria ka ngritur akuza për përfshirje në skema të pastrimit të parave.
The post Në zbatim të masës së sigurisë, Sali Berisha paraqitet në SPAK appeared first on Lapsi.al.
