PS mbledh grupin parlamentar, i pranishëm dhe Rama

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Partia Socialiste pritet që të mbledh grupin parlamentar mëngjesin e sotshëm. Mbledhja ka nisur në orën 10:00 dhe mendohet se do të zgjasë rreth një orë.

Fokusi i mbledhjes do të jetë ndryshimi i rregullores së Parlamentit për riorganizimin e komisionet parlamentare. Ndërkohë që në këtë mbledhje do të marrë pjesë dhe kryeministri Edi Rama. Po ashtu në mbledhje do të diskutohet dhe puna e Kuvendit që do të nisë nga nesër dhe organizimi i grupit socialist.

The post PS mbledh grupin parlamentar, i pranishëm dhe Rama appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje: