Zjarr në dy objekte banimi në Shkodër, shkrumbohen katër shtëpi

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Dy objekte në të cilat banonin disa familje u përfshinë nga flakët nga një zjarr në rrugën Omaraj në qytetin e Shkodrës. Këto ndërtesa u dogjën plotësisht, ndërsa rrezikuan edhe disa të tjera që ishin ngjitur me ta.

Nga flakët e zjarrit nuk pati të lënduar në njerëz kjo falë edhe ndërhyrjes së shpejtë të një qytetari i cili mes flakëve nxori nga banesa një bombol gazi dhe një çift të moshuarish duke iu shpëtuar jetën përpara se të asfiksoheshin.

Automjetet e zjarrëfikëse patën vështirësi për të mbërritur në vendngjarje për shkak të rrugicave të bllokuara nga parkimet e automjeteve.

Ndërhyrja për lokalizimin dhe shuarjen e flakëve u bë e mundur nga dy anët e rrugës por për zjarrëfikëset ishte një operacion i vështirë. 6 automjete zjarrëfikëse dhe 15 efektivë ndërhynë për shuarjen e flakëve.

Dëmet materiale të shkaktuara janë të konsiderueshme për shkak se dy objektet e banimit u shkrumbuan plotësisht. Ekspertët zjarrëfikës janë duke hetuar për të nxjerrë shkaqet e këtij zjarri të madh që përfshiu këto banesa në Shkodër.

Njoftimi:

Shkodër/Mbrëmjen e djeshme, në lagjen “Ahmet Haxhija”, dyshohet se për shkak të një shkëndije elektrike, ka rënë zjarr dhe janë djegur plotësisht banesat e shtetasve B. K., 80 vjeç dhe S. K., 74 vjeç, dhe janë djegur pjesërisht banesat e shtetasve F. K., 68 vjeç, dhe Sh. Z., 75 vjeçe. Nga zjarri nuk ka patur shtetas të dëmtuar.

The post Zjarr në dy objekte banimi në Shkodër, shkrumbohen katër shtëpi appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: