Dëshmia e James Rubin në Hagë, reagon Rama: Procesi ndaj drejtuesve të UÇK, po njollos drejtësinë ndërkombëtare

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me dëshminë e ish-Ndihmës Sekretarit amerikan të Shtetit, James Rubin në Hagë, i cili shprehu kritika ndaj Gjykatës Speciale për paraburgimin e ish drejtuesve të UÇK-së, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit.

Në një postim në rrjetet sociale, Rama shkruan se procesi që po mbahet në Hagë, është shtangës dhe ka njollosur keq drejtësisë ndërkombëtare.

“LIRIA KA EMËR

Nga dëshmia e ish-Ndihmës Sekretarit amerikan të Shtetit, James Rubin në Hagë ku një proces shtangës ka njollosur keq drejtësinë ndërkombëtare…”, shkruan Rama në rrjetet sociale.

The post Dëshmia e James Rubin në Hagë, reagon Rama: Procesi ndaj drejtuesve të UÇK, po njollos drejtësinë ndërkombëtare appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: