Spektakël në Champions, Reali fiton me penallti, duel me 8 gola në Torino, surprizë nga Karabak (VIDEO)

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Mbrëmja e së martës, rezultoi magjike, në duelet e Ligës së Kampionëve, teksa në 4 përballje u shënuan plot 17 gola. Padyshim që qershia mbi tortë ishte barazimi i çmendur i Juventusit, në duelin ndaj Borusia Dortmund. Bardhezinjtë e Tudor, shënuan 2 gola në shtesë, duke shmangur humbjen në shtëpi.

Fitore me përmbysje për Realim e Madridit, në duelin ndaj Marsejës. Edhe pse me 10 lojtarë prej minutës së 72-të, spanjollët festuan falë dopietës së Mbape nga penalltia. 

Natë magjike edhe për modestët e Karabak, të cilët shtangën Benfikën në Portugali. Edhe pse vendasit shënuan 2 herë në minutat 6 dhe 16, azerët nuk u dorëzuan, duke përmbysur gjithçka. 

Në duelin tjetër, Totenhemi arriti të arkivonte 3 pikë të arta, falë autogolit qesharak të portierit të Vijarealit.  

REZULTATET:

Real Madrid – Marsej 2-1

Mbape 29′ (p), 81′  / Ueah 22′ 

GOLAT E NDESHJES: VIDEO 

Totenhem – Vijareal 1-0

Luiz Zhunior 4′ (autogol)

GOLAT E NDESHJES: VIDEO 

Juventus – Dortmund 4-4

Jilldiz 64′ , Vlahoviç 68′, 90+4′, Kelli 90+4′ / Adejemi 52′, Nmeça 65′ , Kouto 74′, Bensebaini 86′ (p)

GOLAT E NDESHJES: VIDEO  

Benfika – Karabag 2-3

Barreneçea 6′, Pavlidis 16′ / Leandro Andrade 30′ , Duran 48′, Kashçuk 86′

GOLAT E NDESHJES: VIDEO + VIDEO  + VIDEO + VIDEO + VIDEO

The post Spektakël në Champions, Reali fiton me penallti, duel me 8 gola në Torino, surprizë nga Karabak (VIDEO) appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: