“Të mbush me plumba…”, efektivi i Operacionales kërcënon kolegun me armë

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Një ngjarje e paprecedentë është shënuar ditën e djeshme në qytetin e Beratit, ku si pasojë e një debati të fortë mes dy agjentëve të Operacionales, njëri prej tyre mësohet të ketë nxjerë armën dhe ka kanosur kolegun.

“…Të mbush barkun me plumba…”, – këto kanë qenë fjalët që Muhamet Lana, i është drejtuar kolegut të tij polic, Partizan Lumi, i cili më parë ka shërbyer si agjent operacional pranë Drejtorisë së Qarkut Berat, por së fundi është transferuar polic Rendi në Komisariatin e Poliçanit.

Mësohet se shkak i konfliktit është bërë transferimi i agjentit Partizan Lumi nga Operacionalja e Drejtorisë së Beratit drejt komisariatit të Policisë Poliçan. Ky largim i Lumit, ka afruar Muhamet Lanën në operacionalen e Beratit, i cili mësohet të jetë mik i ngushtë i zv/drejtorit të hetimit të krimeve në Drejtorinë e Beratit, Shkëlqim Xhezairaj.

Konflikti ka ndodhur përballë Drejtorisë së Policisë Berat, duke bërë që situata konfliktuale të përfundojë në dyert e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, pasi Partizan Lumi, ka paraqitur një kallëzim penal dhe rasti tashmë është në verifikim e sipër.

 

The post “Të mbush me plumba…”, efektivi i Operacionales kërcënon kolegun me armë appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: