Fitorja kundër Letonisë, Kombëtarja ngjitet dy shkallë në renditjen e FIFA-s

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Federata Ndëkombëtare e Futbollit (FIFA) ka publikuar këtë të enjte përditësimin për renditjet e skuadrave kombëtare.

Falë fitores 1-0 kundër Letonisë për kualifikueset e Kupës së Botës 2026 në Grupin K, Kombëtarja shqiptare ndodhet në pozicionin e 66-të, duke fituar dy pozita nga hera e fundit.

Me 1380.66 pikë, kuqezinjtë lënë pas Emiratet e Bashkuara Arabe, Gjeorgjinë apo Finlandën.

Nga ana tjetër, Kosova vijon të bëjë arritje historike, duke u pozicionuar në vendin e 91-të, për herë të parë. Fitorja 2-0 kundër Suedisë u ka dhënë ‘Dardanëve’ një ngjitje me katër pozita në FIFA.

Ndërkohë është Spanja që merr vendin e parë në renditje, duke zbritur nga kreu pas afro tre vitesh Argjentinën, kampione në fuqi të botës.

Franca ndodhet në vendin e dytë, ndërsa Argjentina vetëm në pozitën e tretë në botë.

Më pas vjen Anglia, Portugalia, Brazili, Holanda, Belgjika, Kroacia dhe Italia.

The post Fitorja kundër Letonisë, Kombëtarja ngjitet dy shkallë në renditjen e FIFA-s appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: