Zgjedhjet në Tiranë/ Berisha: Alimehmeti i plotëson të gjitha kushtet, por…

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi se opozita nuk do të bojkotojë procesin zgjedhor për kryetar bashkie në Tiranë, edhe pse e konsideroi të pamundur zhvillimin e zgjedhjeve të lira me Edi Ramën në pushtet. Në studion e Opinion, Berisha u shpreh: “Me Edi Ramën nuk ka zgjedhje, por ne nuk do t’i bojkotojmë. Me Edi Ramën nuk ka zgjedhje. Po, do të hyjmë në zgjedhje”.

I pyetur për Ilir Alimehmetin, Berisha tha se është një ndër kandidat që i plotëson të gjitha kushtet për të kandiduar në zgjedhjet e Tiranës.

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka deklaruar se opozita nuk do të bojkotojë procesin zgjedhor, por e konsideron të pamundur zhvillimin e zgjedhjeve të lira me Edi Ramën në pushtet.

I pyetur Berisha theksoi se Ilir Alimehmeti është kandidat që “i plotëson të gjitha kushtet për të kandiduar në zgjedhjet e Tiranës”.

Një përgjigje pati edhe për propozimin e kryetarit të partisë “Mundësia”, Agron Shehaj që opozita të ketë një kandidat të përbashkët. “Ne do të bëjmë gjithçka që të bashkëpunojmë me të gjitha partitë opozitare”– tha Berisha. ©LAPSI.al

The post Zgjedhjet në Tiranë/ Berisha: Alimehmeti i plotëson të gjitha kushtet, por… appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje: