Lexoje këtu nëse e ke me ngut!
Një ditë pas miratimit në Kuvend të programit të ri qeverisës për katër vitet e ardhshme dhe përbërjes së Këshillit të Ministrave, kryeministri Edi Rama dhe 16 ministrat e rinj kanë marrë pjesë në ceremoninë e betimit në Presidencë.
Ceremonia e betimit e qeverisë së re në Presidencë nisi me himnin kombëtar, teksa më tej u lexua dekreti i Presidentit Begaj për qeverinë e re e të drejtuar nga kryeministri Edi Rama.
Pas leximit të dekretit, duke nisur nga kryeministri Edi Rama dhe duke vijuar me radhë të gjithë anëtarët e qeverisë kryen procesin e betimit.
Pas betimit, kreu i qeverisë, siç ka vepruar edhe vitet e mëparshme, pritet që të thërrasë mbledhjen e parë të qeverisë së re, që shënon zyrtarisht nisjen e mandatit të katërt.
Seanca plenare e një dite më parë në Kuvend zgjati vetëm 25 minuta, pasi u ndërpre pas debateve mes palëve pas fjalimit të ministres virtuale e Shtetit për Inteligjencën Artificiale, Diella, fjalë e cila u vendos nga teksa po fliste kryeministri Edi Rama. Qeveria e re mori 82 vota të mazhorancës.
The post Betohet në Presidencë kabineti qeveritar “Rama 4” appeared first on GIJOTINA.
