Lexoje këtu nëse e ke me ngut!
Një ngjarje e rëndë është raportuar mbrëmjen e sotme në Fushë Krujë. Një punonjës policie i identifikuar si E. Kasmi, është dhunuar fizikisht nga një person gjatë kohës që po parkonte automjetin e tij.
Mediat raportojnë se autori i dyshuar i sulmit është identifikuar si A.M. Efektivi ndodhet aktualisht në komisariatin e zonës, ku ka bërë denoncimin për ngjarjen. Ende nuk dihen motivet e sulmit, ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave.
Lajmi po përditësohet…
The post LAJMI FUNDIT/ Dhunohet një efektiv policie në Fushë Krujë appeared first on Lapsi.al.
