Një 27-vjeçar shqiptar arratiset nga Burgjet Rurale të Kasandrës, policia në kërkim të tij

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Një 27-vjeçar shqiptar është arratisur nga Burgjet Rurale të Kasandrës, ndërsa autoritetet greke janë vendosur në kërkim të tij.

Mungesa e të riut shqiptar raportohet se është zbuluar pasditen e së enjtes (18 Shtator).

Administrata e burgut njoftoi menjëherë Departamentin e Policisë së Kasandrës për të filluar hetimet me qëllim gjetjen e tij.

Bëhet me dije se të burgosurit në Burgjet Rurale të Kasandrës jetojnë në një regjim gjysmë të lirë, duke ofruar punë në mjediset e Institucionit Korrektues.

 

The post Një 27-vjeçar shqiptar arratiset nga Burgjet Rurale të Kasandrës, policia në kërkim të tij appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: