Derbi Liverpul-Everton luftohet deri në fund, por të kuqtë ruajnë fitoren

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Liverpul e ka fituar derbin e parë të këtij sezoni me Evertonin. Sfida u mbyll me rezultatin 2-1.

Golat për Liverpulin u shënuan të dy në pjesën e parë. Fillimisht ishte Grejvenberç dhe më pas Ekitike, që dhanë shenjat se çdo gjë do të ishte e lehtë.

Për miqtë mendoi Gueje. Ky i fundit rihapi sfidën, kur kronometrohej minutae 58-të.

Sfida u tensionua dhe nuk munguan kartonët e verdhë. Në fund, rezultati i ndeshjes për javën e pestë të Premier Ligë nuk ndryshoi. Liverpul ka fituar të gjitha pikët e mundshme deri tani, 15, teksa Everton qëndron në kuotën e 7 pikëve.

Goli i Grejvenberç: (VIDEO)

Goli i Ekitike: (VIDEO)

Goli i Gueje: (VIDEO)

gijotina.com/

The post Derbi Liverpul-Everton luftohet deri në fund, por të kuqtë ruajnë fitoren appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: