KQZ shpërndan fondet për partitë, pjesën e “luanit” e merr PS, ja sa marrin të vegjëlit

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpërndarë këtë të shtunë kompensimin financiar për subjektet politike pjesëmarrëse në zgjedhjet e 11 majit 2025, me një fond total prej 150 milionë lekësh nga buxheti i shtetit. Sipas vendimit, vlera e një vote të vlefshme është llogaritur 94 lekë.

Pjesën më të madhe të fondeve e morën dy partitë kryesore:

  • Partia Socialiste e Shqipërisë – 65.291.390 lekë
  • Partia Demokratike – 44.818.545 lekë

Ndër përfituesit e tjerë janë:

  • Partia e Lirisë – 9.140.730 lekë
  • Partia Socialdemokrate – 3.015.375 lekë
  • Partia Republikane – 2.689.112,7 lekë
  • Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet – 1.792.735 lekë
  • Partia Lëvizja për Zhvillim Kombëtar – 896.370,9 lekë
  • Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut – 896.370,9 lekë
  • Partia Agrare Ambientaliste – 896.370,9 lekë
  • Partia Lëvizja e Legalitetit – 896.370,9 lekë
  • Partia Nisma Thurje – 868.445 lekë

Ndërkohë, partitë që nuk kishin marrë fonde paraprake, por siguruan jo më pak se 1% të votave të vlefshme në rang kombëtar, janë:

  • Lëvizja Bashkë – 1.53%
  • Koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet” – 4.00% (Partia udhëheqëse “Lëvizja Shqipëria Bëhet” – 2.58%)
  • Partia Mundësia – 3.05%
  • Partia Koalicioni Euroatlantik – 1.30%

KQZ theksoi se shpërndarja e fondeve bazohet në numrin e votave të marra nga secili subjekt politik në zgjedhjet e fundit vendore.

The post KQZ shpërndan fondet për partitë, pjesën e “luanit” e merr PS, ja sa marrin të vegjëlit appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: