Lexoje këtu nëse e ke me ngut!
Një aksident tjetër është shënuar këtë mëngjes në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë, në afërsi të fshatit Gramsh.
Burime bëjnë me dije se një kamion në manovër parakalimi ka goditur një mjet tip Opel Astra, në të cilin udhëtonin nje cift bashkëshortësh.
Si rezultat i përplasjes është dëmtuar automjeti tip Opel, por fatmirësisht nuk ka probleme për shëndetin e çiftit.
Nga bllokimi i autostradës ka pasur trafik të rënduar mbi 7 km deri në afërsi të rrethrrotullimit të Çermës.
Uniformat blu të qarkullimit rrugor kanë dokumentuar ngjarjen dhe kanë ndërhyrë për të bërë të mundur normalizimin e trafikut.
The post Aksident në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë, kamioni përplaset me ‘Opel’ appeared first on GIJOTINA.
