Rrjet shqiptar trafiku në Rodos: Kokainë në lavatriçe, dhunë ndaj policisë dhe mbi 80 mijë euro drogë

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Një rrjet shqiptar i trafikut të drogës është goditur nga policia greke në ishullin e Rodosit, ku janë arrestuar tre persona, mes tyre dy shqiptarë të moshës 28 dhe 30 vjeç, të dy të dyshuar si drejtues të grupit kriminal.

Operacioni u zhvillua gjatë natës së së shtunës dhe çoi në sekuestrimin e 806 gramëve kokainë, të fshehura në një lavatriçe të vjetër në një park me bimësi të dendur. Po ashtu, u gjetën një peshore precize dhe pajisje të tjera për paketimin e drogës.

Sipas mediave greke, droga shitej me 100 euro për gram, me një vlerë të përgjithshme që arrin në 80 mijë euro. 30-vjeçari dyshohet se ishte furnizuesi, ndërsa 28-vjeçari shpërndarës, i cili gjithashtu akuzohet për dhunë ndaj punonjësve dhe qëndrim të paligjshëm në vend.

Grupi përdorte telefona për koordinimin dhe ishte nën mbikëqyrje prej ditësh. Gjatë aksionit, të dy shqiptarët i rezistuan policisë me dhunë. Hetimet po vijojnë, ndërsa autoritetet nuk përjashtojnë përfshirjen e qytetarëve grekë në rrjetin e shpërndarjes.

 

The post Rrjet shqiptar trafiku në Rodos: Kokainë në lavatriçe, dhunë ndaj policisë dhe mbi 80 mijë euro drogë appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: