Thyen “arrestin shtëpiak” po levizte me Audi dhe justifikohet me hasmëri – Policia ndalon vëllain e Durim Bamit në Elbasan

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Valter Bami, vëllai i Durim Bamit, i njohur për drejtësinë, ka thyer masën e sigurisë “arrest shtëpie”. Ngjarja është zbuluar gjatë një kontrolli rutinë nga policia rrugore në Elbasan.

Punonjësit e qarkullimit rrugor ndaluan një automjet tip Audi, të drejtuar nga shtetasja E. S., ku pasagjer ndodhej Valter Bami.

Ky i fundit, sipas burimeve, u ka kërkuar efektivëve të mos e vononin me procedurat e kontrollit, duke pretenduar se ndodhej në hasmëri.

Pas verifikimit të plotë të identitetit, policia konstatoi se Bami ndodhej në shkelje të masës së sigurisë “arrest shtëpie”. Për pasojë, ai u shoqërua në Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan, bashkë me shtetasin E. S. dhe automjetin tip Audi.

Valter Bami, akuzohet si i përfshirë në atentatin në Larushk të Krujës ku mbeti i vrarë 29-vjeçari Ramazan Sino, kunati i Gentian Bejtjas që dyshohet se ishte shënjestra.

The post Thyen “arrestin shtëpiak” po levizte me Audi dhe justifikohet me hasmëri – Policia ndalon vëllain e Durim Bamit në Elbasan appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: