Tragjedi në Itali: Humb jetën 16-vjeçari shqiptar pas aksidentit me motoçikletë

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e djeshme në komunën Artogne, Itali, ku një 16-vjeçar shqiptar, Manuel Leti, humbi jetën tragjikisht pas një aksidenti rrugor.

Adoleshenti po udhëtonte me motoçikletë kur u përplas me një automjet tip “Audi” të drejtuar nga një 44-vjeçar. Përplasja e parë e bëri të humbiste kontrollin, duke u përplasur më pas me një shtyllë ndriçimi.

Pavarësisht ndërhyrjes së shpejtë të ekipeve të emergjencës, plagët e rënda në gjoks dhe bark i morën jetën të riut në vendngjarje. Autoritetet italiane kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e aksidentit.

The post Tragjedi në Itali: Humb jetën 16-vjeçari shqiptar pas aksidentit me motoçikletë appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: