Mbledhja e Këshillit Bashkiak, reagon Veliaj: Proces i njëanshëm, nuk jam njoftuar po cenohet e drejta ime kushtetuese

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka reaguar në lidhje me mbledhjen e thirrur nga Këshilli Bashkiak për datën 23 shtator 2025, duke e cilësuar procesin si të pabazuar ligjërisht dhe pa transparencë.

Sipas reagimit, njoftimi publik i bërë më 22 shtator nga Sekretari i Këshillit Bashkiak nuk përmban asnjë vendimmarrje zyrtare të Këshillit për garantimin e të drejtave kushtetuese të kryebashkiakut, për t’u dëgjuar apo mbrojtur, në një proces që mund të çojë në ndërprerjen e mandatit të tij.

Veliaj thekson se Sekretari nuk ka asnjë kompetencë për të marrë vendime në emër të Këshillit, dhe se funksioni i tij është thjesht administrativ.

Ndër të tjera, Veliaj ngre shqetësimin se një ditë para mbledhjes:
– Nuk është informuar zyrtarisht për qëllimin e saj;
– Nuk është dorëzuar rendi i ditës;
– Nuk janë bërë të ditura arsyet apo materialet mbi të cilat pretendohet shkarkimi;
– Dhe nuk i është garantuar e drejta për t’u dëgjuar.

Veliaj ndodhet në paraburgim nën një masë sigurie që, sipas tij, është joproporcionale dhe pengon ndjekjen efektive të një procesi që cenon mandatin e tij si i zgjedhur nga qytetarët e Tiranës.

Ai kërkon nga Këshilli një vendimmarrje të qartë dhe të dokumentuar, që të sigurojë të drejtën e tij për të ushtruar mbrojtje dhe për të qenë i dëgjuar, në përputhje me Kushtetutën dhe normat e një procesi të drejtë.

The post Mbledhja e Këshillit Bashkiak, reagon Veliaj: Proces i njëanshëm, nuk jam njoftuar po cenohet e drejta ime kushtetuese appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: