Gazment Bardhi pas shkarkimit të Veliajt: Sot ra simboli i korrupsionit, nesër vjen radha e të tjerëve

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, ka reaguar menjëherë pas votimit të Këshillit Bashkiak të Tiranës për shkarkimin e Erion Veliajt nga detyra si Kryetar Bashkie.

Në një deklaratë publike, Bardhi e cilësoi Veliajn si “shëmbëlltyrën e Edi Ramës” dhe një “funksionar simbol të korrupsionit, abuzimit dhe paligjshmërisë në krye të kryeqytetit”.

“Sot ai iku pa thënë asnjë fjalë, pa i dhënë dorën askujt, pa thënë lamtumirë. Shkarkimi i tij ishte një paralajmërim për fundin që i pret të gjithë ata zyrtarë socialistë që në shërbim të Ramës kanë vjedhur vota, kanë abuzuar me pushtetin dhe kanë përvetësuar pasuritë publike”, shkruan Bardhi.

Sipas tij, pas Veliajt, e pret “i njëjti fund” edhe ministrja Belinda Balluku, si dhe shumë të tjerë brenda mazhorancës. Bardhi mbyll reagimin me paralajmërimin se “ora e së vërtetës mund të vonojë, por kur vjen, bie pamëshirshëm mbi të gjithë ata që shpërdoruan pushtetin për pasurim personal”.

The post Gazment Bardhi pas shkarkimit të Veliajt: Sot ra simboli i korrupsionit, nesër vjen radha e të tjerëve appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: