New York Times përfshin filmin shqiptar “Pikë uji” në listën e 5 filmave për t’u parë

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Media prestigjioze amerikane, “New York Times” ka përfshirë filmin “Waterdrop” (Pikë Uji) të regjisorit Robert Budina në listën prestigjioze të “Five International Movies to Stream Now”, duke i dhënë kinematografisë shqiptare një platformë që rrallë e ka pasur në median prestigjioze ndërkombëtare.

“Budina e mbush filmin me ngjyra gri e blu që të japin ndjesinë e zymtë të një bote ku nën fasadën e pasurisë fshihet ligësia,” shkruan “The New York Times”.

Ky vlerësim nga një prej mediave më të njohura botërore konsiderohet si një hap i madh për kinemanë shqiptare në arenën ndërkombëtare, sepse e vendos “Pikë Uji” mes prodhimeve më të fuqishme që po tërheqin vëmendje globale.

Producentja e këtij fimi, Sabina Kodra ndau lajmin e mirë: “Pikë Uji” vijon rrugëtimin ndërkombëtar. Prestigjiozja amerikane ‘New York Times’ përfshin produksionin kinematografik të Robert Budinës në Listën e 5 Filmave Ndërkombëtarë për t’u parë”

The post New York Times përfshin filmin shqiptar “Pikë uji” në listën e 5 filmave për t’u parë appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: