Prokuroria dërgon në gjyq ndërtuesin, kryeinspektorin dhe ekspertin në Fier

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Prokuroria e Fierit ka përfunduar hetimet për një ndërtim të paligjshëm në lagjen Kongresi të bashkisë Lushnje. Mëoshet se ndërtuesi me iniciale N.Q ka kryer ndërtime më shumë se leja që kishte marrë. Totali i ndërtimit pa leje në këtë subjekt është 276.6m², ose 77% e ndërtimit.

Për gjykim janë dërguar dhe kryeinspektori i IMT-së në Bashkinë Lushnje me iniciale M.Gj si dhe eksperti me iniciale E.S. Kryeinspektori akuzohet për shpërdorim detyre, ndërsa mbi ekspertin rëndon akuza për ‘Ekspertim i rremë’.

The post Prokuroria dërgon në gjyq ndërtuesin, kryeinspektorin dhe ekspertin në Fier appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje: