Tabaku pas shkarkimit të Veliajt: Fundi i një jete politike të ndërtuar mbi gënjeshtra e propagandë

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar pas largimit të Erion Veliajt nga drejtimi i Bashkisë së Tiranës, duke e cilësuar këtë si fundin e një karriere të bazuar mbi “gënjeshtra, arrogancë dhe korrupsion”.

Në deklaratën e saj, Tabaku e krahasoi këtë zhvillim me mënyrën e pabesë të shembjes së Teatrit Kombëtar më 17 maj, duke theksuar se edhe largimi i Veliajt ndodhi në mënyrë tinëzare dhe të paqartë për qytetarët.

“Një fund i merituar për një model të keqqeverisjes që shkatërroi Tiranën”, tha ajo, duke përmendur projektin e inceneratorit si simbol të abuzimeve. Sipas saj, ky projekt i ka kushtuar qytetarëve mbi 300 milionë euro dhe është prova më e qartë e korrupsionit të Veliajt.

Tabaku akuzoi gjithashtu Veliajn për përdorimin e pushtetit për sulme ndaj kundërshtarëve politikë dhe manipulim të opinionit publik përmes propagandës.

Ajo kritikoi edhe këshilltarët socialistë, të cilët dikur e mbështesnin, por që tani, sipas saj, janë “rreshtuar në heshtje”, duke harruar premtimet për një qytet të gjelbër që sot është “mbuluar nga betoni”.

The post Tabaku pas shkarkimit të Veliajt: Fundi i një jete politike të ndërtuar mbi gënjeshtra e propagandë appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: