GJKKO dënon me 8 vite burg Emiljano Burbën, mikun e Aldo Bares

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Gjykata e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit ka dënuar me 8 vite burg Emiljano Burbën, i njohur edhe si miku i Aldo Bares.

Burba akuzohet për trafikimin e 442 kg hashash, me kamion paletash druri industrial drejt Austrisë, rast i goditur nga Policia Kufitare në muajin shtator të vitit 2023, në pikën kufitare Hani i Hotit.

Në vitin 2024 Prokuroria e Shkodrës shpalli moskompetencën dhe ia kaloi dosjen SPAK. I dënuar në Itali më 2014 me 21 vite burgim, më parë iu sekuestruan edhe dy resorte me vlerë 3 milionë euro.

The post GJKKO dënon me 8 vite burg Emiljano Burbën, mikun e Aldo Bares appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: