Europa League/ Festë për Aston Villa-n dhe Sttutgart-in, Bologna e nis me disfatë, Bajrami e ndjek Rangers në tribunë

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Dueli që spikati ishte ai mes Aston Villas dhe Bolognas. Dueli ishte i luftuar nga të dyja ekipet, por anglezët e Unai Emery arritën të merrnin tre pikë të rëndësishme falë golit të vetëm të sfidës që u shënua nga McGinn në minutën e 13’.

Tri pikë të vyera i mori edhe Stuttgarti. Gjermanët mundën në shtëpinë e tyre Celta Vigon me rezultatin 2-1, në një përballje të luftuar deri në fund.

Rangers u mund 0-1 nga Genk. Ekipi skocez, që ka lënë jashtë listës së Europës sulmuesin shqiptar, Nedim Bajrami, e nisi me një disfatë të hidhur në shtëpi aventurën europiane këtë sezon.

Dy klubet franceze, Lyon dhe Lille arritën të merrnin tre pikë të rëndësishme në ndeshjen e parë.

Në sfidat e tjera, G.A. Eagles u mposht 0-1 nga FCSB, Ferencvaros barazoi 1-1 me Plzen, Porto mundi 0-1 Salzburgun në transfertë, ndërsa Young Boys pësoi një humbje të rëndë 1-4 në shtëpi përballë Panathinaikos.

REZULTATET:

Aston Vila – Bolonja 1-0

Mek Gin 13′ 

GOLAT E NDESHJES: VIDEO 

Ferencvarosh – Plzen 1-1

Pesiç 90+4′ / Durosinmi 16′ 

GOLAT E NDESHJES: VIDEO 

Rejnxhërs – Genk 0-1

Oh Hyeon-Gyu 55′

GOLAT E NDESHJES: VIDEO 

Salzburg – Porto 0-1

Uilliam Gomez 90+4′

GOLAT E NDESHJES: VIDEO 

Shtutgart – Selta Vigo 2-1

Bouanani 51′, El Khanous 68′ / Iglesias 87′

gijotina.com/

The post Europa League/ Festë për Aston Villa-n dhe Sttutgart-in, Bologna e nis me disfatë, Bajrami e ndjek Rangers në tribunë appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: