SPAK zbardh vrasjen e Klevis Lleshit, shpallet në kërkim pronari i lokalit “Monopol” (Emri)

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka zbardhur rrëmbimin, vrasjen dhe zhdukjen pa gjurmë të të riut nga Burreli, Klevis Lleshi, 21 vjeç, nga fshati Rukaj, në gusht të vitit 2020 në Burrel. Eshtrat e të riut u gjetën në dhjetor të po atij viti në fshatin Shpërdhet të Kurbinit.

Burime bëjnë me dije në total janë lëshuar 4 urdhër-arreste, ku është ekzekutuar vetëm njëri prej tyre. Po të njëjtat burime konfirmojnë se në rolin e urdhëruesit të kësaj ngjarje kriminale rezulton se ka qenë Aurel Hoxha, pronari i lokalit “Monopol” në zonën e “Myslym Shyrit” në Tiranë. Ndërkohë, tre personat e tjerë kanë qenë bashkëpunëtorë të tij.

Mësohet se kontrolle janë ushtruar gjithashtu edhe në zonën e Freskut në kryeqytet, në Kamëz, si dhe në Mamurras.

Dyshohet se Aurel Hoxha ka urdhëruar rrëmbimin, vrasjen dhe më pas zhdukjen e trupit të Klevis Lleshit për motive hakmarrje për vrasjen dhe më pas djegien e trupit të vëllait të tij Agim Hoxhës në vitin 2012 në Britaninë e Madhe.

Pas vrasjes së Agim Hoxhës, janë disa anëtarë të familjes Lleshi që janë ekzekutuar për hakmarrje, pasi Klevis Lleshit i kanë ekzekutuar edhe babain e tij, Xhavit Lleshi, xhaxhain e tij, Hajredin Lleshi, teksa në burgun e sigurisë së lartë në Peqin u ekzekutua edhe Arben Lleshi mesditën e 15 dhjetorit të vitit 2023 nga Sokol Mjacaj.

Arben Lleshi ishte dënuar me burgim të përjetshëm si autor i vrasjes dhe më pas djegies së trupit të Agim Hoxhës në Britani. Krimi në atë kohë dyshohet se ndodhi për shkak të prishjes së pazareve të drogës në Britani.

 

 

The post SPAK zbardh vrasjen e Klevis Lleshit, shpallet në kërkim pronari i lokalit “Monopol” (Emri) appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: