Lexoje këtu nëse e ke me ngut!
Detaje të reja janë zbardhur lidhur me vrasjen e shtetasit italian në Salari të Tepelenës. Bëhet me dije se viktima po udhëtonte me makinë bashkë me disa persona të tjerë në momentin ku një person u ka dalë përpara me armë duke qëlluar drejt tyre.
Më pas automjeti ka vazhduar rrugën me shpejtësi dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. Lidhur me ngjarjen policia ka shoqëruar disa persona, si dhe ka shpallur në kërkim shtetasin me iniciale G. B., si autor të dyshuar dhe ka ngritur postblloqe.
The post Detaje nga vrasja e shtetasit italian në Tepelenë appeared first on Lapsi.al.
