Derbi toskan në Seria A, përleshje mes ultrasve të Pisas dhe Fiorentinës! Përdoren shkopinj dhe çadra

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Pisa dhe Fiorentina do përballen sot në orën 15:00 në ‘Arena Garibaldi’ për raundin e pestë në Serie A. Mediet italiane raportojnë se përpara ndeshjes pati përleshje mes ultrasve vendas të Pisas dhe tifozëve të Fiorentinës.

Ultras nga të dyja ekipet u përleshën herët këtë mëngjes në një zonë periferike në veri të qytetit të Pisas. Përleshjet u karakterizuan me përdorim të shkopinjve, çadrave, objekte të ndryshme rrethanore dhe fishekzjarreve të hedhura nga ultrasit në drejtim të njëri-tjetrit, përpara se forcat e rendit të mund të ndërhynin.

Qyteti patrullohet nga qindra oficerë policia, por frika më e madhe është se tifozët e Fiorentinës, të cilët vendosën të mos hynin në stadium për të protestuar mbi çmimet e larta të biletave, megjithatë do të synojnë t’i afrohen zonës pranë stadiumit. Për fat nuk raportohet për të lënduar.

The post Derbi toskan në Seria A, përleshje mes ultrasve të Pisas dhe Fiorentinës! Përdoren shkopinj dhe çadra appeared first on www.lexo.al.

Shpërndaje: