Ankimoi vendimin e GJKKO, Apeli ndryshon masën për avokatin Besart Logu

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka shtuar masën shtrënguese ndaj avokatit Besart Logu, i cili akuzohet për një korrupsion me 8 mijë euro, duke ia marrë një klienti të akuzuar për të ndikuar te prokurorët dhe gjyqtarët me qëllim lirimin e tij.

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka vendosur masën e “mos ushtrimit të profesionit”, për shkak të rrethanave familjare.

Masa e re ndaluese i ndalon Logut të ushtrojë aktivitetin si avokat, në pritje të përfundimit të hetimeve.

Vendimi u shpall sot nga gjyqtari Florjan Kalaja.

The post Ankimoi vendimin e GJKKO, Apeli ndryshon masën për avokatin Besart Logu appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: