Përplasje në mbledhjen e Këshillit Bashkiak në Vlorë, ndërhyn policia – VIDEO

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Gjatë zhvillimit të mbledhjes jashtë radhe në Këshillin Bashkiak të Vlorës këtë të hënë, dy të rinj kanë hyrë në ambientet e sallës ku po mbahej takimi.

Njëri prej tyre ka ndërhyrë në mbledhje duke hyrë në konflikt verbal me këshilltarët. Ai ka nisur të debatojë me ta.

Menjëherë në vendngjarje ka mbërritur Policia e Shtetit, e cila ka bërë të mundur largimin e të rinjve nga ambientet e Këshillit Bashkiak dhe shoqërimin e tyre në polici.

The post Përplasje në mbledhjen e Këshillit Bashkiak në Vlorë, ndërhyn policia – VIDEO appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: