“Harrove që gruan, nënën dhe motrën i çoja unë në varreza”, përplasja në GJKKO e Xhuljano Hoxhës me Alibejn: Ti je palaço, ke dashur ta vrasësh Megin?

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Zbardhen të tjera detaje nga dëshmia e të penduarit të drejtësisë Erjon Alibej dhe të akuzuarit për vrasje, Xhuliano Hoxha.

Ai është drejtuar Alibejt me tone të forta, kur i kujtoi nderet që i ka bërë, pasi i vranë vëllanë.

Pjesë nga përballja në GJKKO:

Hoxha- A shkonin bashkëshortja jote, motra dhe mamaja në varreza?

Alibej– Po, shkonin shpesh.

Hoxha– A harrove që i shoqëroja unë. Edhe të thoja, që i çova.

Alibej– Nuk e mbaj mend. Nëse e ke bërë faleminderit.

Hoxha- Me nder qofsh, po ku di nder ti. Je palaço fare! Sa lekë la vëllai yt pas vdekjes?

Alibej- Punë për mua.

Hoxha- Ia ka dhënë prokurorisë?

Alibej- I kam deklaruar të gjitha.

Hoxha- A ke dashur të vrasësh Megi K.?

Alibej- Pyet Suel Çelën. (Më fal avokat që po e përmend). E ke në Peqin Suel Çelën.

Hoxha– A do bashkëpunoje sot me mua dhe Nuredin Dumanin për të vrarë Talo Çelën?

Alibej– Edhe me djallin për Talo Çelën.

The post “Harrove që gruan, nënën dhe motrën i çoja unë në varreza”, përplasja në GJKKO e Xhuljano Hoxhës me Alibejn: Ti je palaço, ke dashur ta vrasësh Megin? appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: