Lexoje këtu nëse e ke me ngut!
Ka përfunduar takimi i radhës i negociatorëve të PD me aleatët, për të dalë në një emër për kandidat ose kandidate për kryetare të bashkisë së Tiranës, përballë Ogerta Manastirliut të PS.
“I kemi propozuar një emër jashtë partive politike negociatorëve të PD. Nuk kemi vënë kushte, për ne me rëndësi mbetet pranimi”, u shpreh Erald Kapri.
Ndërkohë demokrati Belind Këlliçi tha se janë dakordësuar për gjetjen e një figure që të unifikojë spektrin e opozitës, por se për pak ditë do të dalin me një emër konkret.
“Ishte një takim shumë pozitiv, jemi dakordësuar që të gjejmë një figurë që të unifikojë spektrin e opozitës, forcat politike kanë konsensusin për të dalë me një emër që të përballet me Ogerta Manastirliun. Ky është një lajm i mirë, që dakordësia në parim është arritur, kemi strukturuar emra të përveçëm.
Unë nuk kam ndërmend të dal me mera të përveçëm. Noka është në një mbledhje komisioni, është marrë ‘ok’ nga ana jonë për t’u shqyrtuar.
Së bashku me Ilir Alimehmetin dhe Flamur Nokën do të jemi në takime intensive dhe brenda dy ditëve do të kemi një mbyllje të takimeve informale”, deklaroi ai pas takimit.
The post Gara për Tiranën, Këlliçi: Ramë dakort për një kandidaturë që do të përfaqësojë opozitën appeared first on GIJOTINA.
