Lexoje këtu nëse e ke me ngut!
Shtyhet në datë 20 tetor ora 14.30 seanca për deputetin e Partisë Demokratike Bardh Spahia.
Këtë të mërkurë ishte parashikuar të zhvillohej seanca në ngarkim të tij ne Gjykatën e Posaccme, ku pritej të pyetej Bardh Spahia, por ky i fundit paraqiti kërkesë për shtyrje të seancës, me argumentin se ka thyer këmbën dhe se e kishte të pamundur të paraqitej.
Avokati mbrojtës i tij u shpreh se Bardh Spahia ka thyer këmbën një muaj më parë dhe mjeku i ka rekomanduar që të mos lëvizë shumë.
Për këtë arsye, gjyqtarja Rudina Palloj shtyu seancën në një tjetër datë.
The post Shtyhet seanca ndaj deputetit Bardh Spahia, ja arsyeja appeared first on GIJOTINA.
