‘Dimër i parakohshëm’ edhe në Kosovë

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Mesnatën e kaluar, reshjet e borës kanë mbuluar disa qytete të Kosovës, duke sjellë kështu ‘dimër të parakohshëm’. Temperaturat kanë pësuar rënie të ndjeshme, ndërsa bardhësia e bjeshkëve ka ofruar një peizazh të këndshëm për banorët dhe vizitorët.

Bjeshkët e Istogut tashmë janë zbardhur nga një shtresë e konsiderueshme bore. Bora e parë është regjistruar edhe në Deçan, ku pamjet nga lexuesit tregojnë reshje të dendura.

The post ‘Dimër i parakohshëm’ edhe në Kosovë appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje: