Moti i keq në vend/ Pezullohen lundrimet e linjës Durrës-Bari

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Autoriteti Portual në Durrës njofton se për shkak të kushteve të motit në Detin Adriatik, lundrimet e parashikuara për ditën e sotme në linjën Durrës–Bari dhe Bari–Durrës janë anuluar.

Ndërkohë, trageti i linjës Ankona–Durrës do të niset sipas programit pasditen e sotme nga Ankona, me mbërritje në Portin e Durrësit ditën e nesërme.

Autoriteti Portual Durrës do të vijojë të informojë publikun dhe udhëtarët në kohë reale për çdo ndryshim të orareve të lundrimeve.

The post Moti i keq në vend/ Pezullohen lundrimet e linjës Durrës-Bari appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: