Rama tallet me Trump: I dha fund luftës mes Shqipërisë dhe Azerbajxhanit!

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump i “ka dhënë fund” disa një konflikti që në fakt nuk ka ekzistuar kurrë: atij mes Azerbajxhanit dhe Shqipërisë. Është një lapsus që ai e la përsëritur disa herë gjatë deklaratave për arritjen e paqes mes Azerbajxhanit dhe Armenisë, në vend të së cilës thotë Albania.

Kjo gafë u përmend edhe sot, gjatë samitit të 7-të të Komunitetit Politik Evropian, ku ndodhej kryeministri Edi Rama, i cili i ka kërkuar presidentit francez Emanuel Macron të kërkojë falje se pse nuk e ka uruar Shqipërinë dhe Azerbajxhanin që e kishin nënshkruar tashmë paqen.

Rama i drejtohet Macron: “Duhet të kërkosh falje!”
Macron: “Pse?”
Rama: “Sepse nuk na përgëzuat kur arritëm marrëveshjen e paqes midis dy vendeve. Dhe Presidenti Trump punoi shumë për këtë marrëveshje!”

Macron: Më vjen keq pra!

Rama: Ai punoi shumë, punoi shumë. Kishim 500 vjet në konflikt!

Videoja është shpërndarë gjerësisht në rrjete sociale, duke e kthyer lapsusin e Trump dhe batutat e Ramës në një nga episodet më të komentuara të samitit.

The post Rama tallet me Trump: I dha fund luftës mes Shqipërisë dhe Azerbajxhanit! appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje: