Rrëshqitje gurësh në aksin Burrel-Skuraj, bllokohet qarkullimi tek Ura e Ulzës

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Në aksin kombëtar Burrel–Skuraj, sa herë që ka reshje shiu, situata kthehet në një problem të përsëritur për qarkun e Dibrës. Rrëshqitja e gurëve nga mali ka bllokuar qarkullimin në segmentin nga Ura e Ulzës deri në Skuraj.

Edhe sot, në orët e para të mëngjesit, rruga u bllokua për disa orë në të dyja kahet, ndërsa punëtorët e firmës kontraktuese punuan për pastrimin dhe hapjen e saj.

Ky segment rruge mbetet tepër i vështirë për shkak të terrenit të rrezikshëm, ku rënia e gurëve është e shpeshtë. Përveç kësaj, mungesa e sinjalistikës orientuese e bën situatën edhe më problematike për drejtuesit e mjeteve.

The post Rrëshqitje gurësh në aksin Burrel-Skuraj, bllokohet qarkullimi tek Ura e Ulzës appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje: