Lexoje këtu nëse e ke me ngut!
SPAK në bashkëpunim me Policinë e Shtetit kanë ndërmarrë një operacion të befasishëm mëngjesin e sotëm në qytetin e Durrësit
Enea Kume, vëllai i deputetit të PS Loer Kume, është arrestuar gjatë operacionit.
Loer Kume u zgjodh deputet i PS-së në Qarkun Durrës në zgjedhjet e 11 Majit dhe u betua si lijgvënës në Parlament më 18 shtator.
Paraprakisht bëhet me dije se ai nuk është gjetur në banesë dhe as në vendet ku mendohej se mund të ishte. Edhe në 2023 është ushtruar kontroll në banesën e tij, po nuk u gjet ndërsa në pyetje qe marrë I vëllai.
‘Rrumi’ është një personazh i njohur për drejtësinë dhe i shpallur në kërkim nga policia për pengmarrjen e vëllezërve Beqiraj dhe tjetërsimin e pronave në bregdetin e Gjirit të Lalzit. Ai u plagos dhe në atentatin ku mbeti i plagosur dhe deputeti i Durrësit, atëherë prokuror, Arian Ndoja.
The post SPAK dhe Policia ‘zbarkojnë’ në Durrës, arrestohet vëllai i deputetit socialist appeared first on GIJOTINA.
