Lexoje këtu nëse e ke me ngut!
Reperi dhe producenti amerikan Sean “Diddy” Combs, i cili prej shtatorit 2024 mbahet në Qendrën Metropolitan të Paraburgimit në Brooklyn, thuhet se po organizon klasa jete dhe biznesi për bashkëvuajtësit e tij.
Sipas një letre të dorëzuar në gjykatë nga i burgosuri Ho Wen Kwok, i njohur edhe si Miles Guo, Combs ka krijuar një program të quajtur “Lojë e Lirë me Diddy-n”, ku ndan përvoja mbi jetën, industrinë e muzikës dhe rrugën e tij në biznes.
Kwok thekson se është hera e parë që ka parë një repart të tërë të marrë pjesë në një klasë “pa dallime race apo bandash, por me qëllim të përbashkët për të fituar dije dhe mençuri”.
Ai e përshkruan Diddy-n si “karizmatik, të sjellshëm dhe frymëzues”, duke shtuar se artisti madje ka diskutuar edhe ide për programe që do t’i ndihmonin të rinjtë të qëndrojnë larg rrugëve përmes muzikës dhe sporteve.
Combs u shpall fajtor në korrik për dy akuza të lidhura me prostitucionin, ndërsa u lirua nga akuzat më të rënda për trafikim dhe zhvatje. Prokurorët federalë kanë kërkuar një dënim mbi 11 vjet burg, ndërsa mbrojtja ka propozuar 14 muaj burg të kombinuara me trajtim rehabilitues dhe mbështetje psikologjike.
Vendimi përfundimtar për dënimin e tij do të shpallet nga gjykatësi Arun Subramanian më 3 tetor./kb
