Lexoje këtu nëse e ke me ngut!
Kreu i partisë demokratike, Sali Berisha, kritikoi ashpër qëndrimet e Manastirliut ndaj grave të sëmura me forma malinje të sëmundjeve. Kryedemokrati theksoi se shëndeti i fëmijëve dhe grave duhet të jetë përparësi absolute për çdo ministër dhe akuzoi administratën aktuale për keqmenaxhim dhe korrupsion në sistemin shëndetësor. Berisha tha gjithashtu se taksapaguesit paguajnë për aparatura moderne, por shumë prej tyre mbeten të papërdorura ose të dëmtuara.
“Ministre Shëndetësie, për rrjedhojë duhet të jetë një përparësi absolute nga vet ndjesitë e saj, ndjenjat e saj, shëndeti i fëmijëve dhe grave. Janë qëndrimet e saj, e Manastirliut dhe pasardhëses, janë absolutisht në konventa ndërkombëtare, qëndrimet e saj ndaj grave të sëmura me forma malinje sëmundjesh ngjiten në nivele krime kundër njerëzimit. Taksapaguesit paguajnë aparatura moderne.
Ato rrinë të papërdorura, ose të prishura vite të tëra dhe nuk mjekohen dot të sëmurat, nuk marrin dot kimioterapi dhe metoda të tjera mjekimi. Çfarë tregojnë kontrollet? Me mijëra e mijëra ilaçe të blera, të skaduara. Një injorim i plotë, një rrënim i një sistemi i cili, nuk është i lehtë të konsolidohet, por është plotësisht e mundshme, dhe këtë e rrënon korrupsioni. Sepse, ministrja paguante 3-4 herë më shpejt të gjitha materialet që blinte në epideminë e Covidit, në pandeminë e Covidit. Ndaj dhe ne, përfunduam në 3-4 kombet me vdekshmërinë më të lartë në Europë dhe në botë,” tha Berisha.
The post Berisha: Qëndrimet e Manastirliut ndaj grave të sëmura, krime kundër njerëzimit appeared first on Lapsi.al.
