Lexoje këtu nëse e ke me ngut!
Alessandro Del Piero ka folur për Kenan Yildiz, talentin e Juventusit, i lindur më 2005, në një intervistë për “Gazzetta dello Sport”: “Nga ajo që kam parë deri tani, brenda dhe jashtë fushës, nuk ka nevojë për këshilla. Është një djalë serioz, punëtor, që dëshiron të bëhet simbol i klubit dhe të ketë sukses. Deri tani po e bën punën e tij në mënyrën më të duhur”.
Ish-numri 10, legjenda e bardhezinjve shtoi për talentin turk: “Është e qartë që do të ketë momente të vështira, momente më shumë ose më pak pozitive, ndaj duhet të mbështetet te njerëzit e duhur. Shpresoj që gjithmonë të ketë pranë vetes njerëzit e duhur, që mund t’i thonë atë këshillë për të cilën ka nevojë në atë moment”.
Del Piero komentoi edhe për sulmuesit e parë të skuadrës së Tudor, Vlahovic, David dhe Openda: “Duhet të njihni karakterin dhe personalitetin e sulmuesve për të kuptuar çfarë është më e mira. Ndryshimet janë të nevojshme për të pasur lojtarë të freskët kur luan çdo tri ditë, ashtu si më parë, por atëherë ekipet ishin të strukturuara ndryshe dhe shpesh luanim titullarë”.
The post Del Piero “bekon” Yildiz: Djalë serioz dhe punëtor, dëshiron të bëhet ikonë e Juventusit appeared first on www.lexo.al.
