Mbi 30 fluturime devijohen, mbyllet sërish aeroporti i Mynihut për shkak të dronëve

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Aeroporti i Mynihut është mbyllur sërish gjatë natës së kaluar, pasi u raportua prania e dronëve në zonë. Ky është incidenti i dytë i tillë brenda pak orësh, duke shkaktuar ndërprerje të shumta në trafikun ajror.

Një zëdhënës i policisë së aeroportit konfirmoi se të dy pistat u mbyllën si masë sigurie, ndërsa autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje mbi shkaqet. Operacionet pritet të rifillojnë rreth orës 06:00 të mëngjesit të së shtunës.

Sipas të dhënave të Flightradar24, problemet nisën pas orës 22:00 të së premtes, më 3 tetor. Që nga ora 22:50, më shumë se 30 fluturime hyrëse u devijuan, një pjesë e lidhjeve u anuluan, ndërsa disa nisje mbetën të pezulluara.

“Kontrolli gjerman i trafikut ajror (DFS) kufizoi operacionet në aeroportin e Mynihut si një masë paraprake për shkak të pranisë së pakonfirmuar të dronëve. Zbulimi dhe mbrojtja ndaj tyre janë përgjegjësi e policisë federale dhe asaj shtetërore”, thuhet në një deklaratë të kompanisë që menaxhon aeroportin.

Ky është rasti i dytë në më pak se 24 orë që një nga aeroportet më të mëdha të Gjermanisë detyrohet të mbyllet për shkak të incidenteve me dronë.

The post Mbi 30 fluturime devijohen, mbyllet sërish aeroporti i Mynihut për shkak të dronëve appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: