Në “Audi” me armë: 40-vjeçari dhe e reja në Fier që tentuan t’i ikin policisë

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Dy persona mes tyre edhe një vajzë ka rënë në prangat e policisë së Fierit pasi në makinë iu gjet një armë zjarri pistoletë me municion luftarak.

Gentjan Ndreko alias Gentian Selaci dhe Ana Pelanaj u ndaluan një ditë më parë nga policia për një kontroll në lagjen “Apollonia”.

Në momentin e ndërhyrjes 40-vjeçari së bashku me pasagjeren kanë tentuar të largohen por u kapën menjëherë nga shërbimet e Policisë.

Blutë gjetën pistoletën me municion luftarak të fshehur në çantën marsup. Kjo e fundit u sekuestrua si provë materiale së bashku me makinën tip ‘Audi’ dhe 2 celularë.

The post Në “Audi” me armë: 40-vjeçari dhe e reja në Fier që tentuan t’i ikin policisë appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje: