PD vendos sot për kandidaturat në 6 bashki, përfshi Tiranën

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Partia Demokratike do të mbledhë sot Kryesinë, ku pritet që të jenë në qendër diskutimet për zgjedhjet e pjesshme.

Në këtë mbledhje do të informohet nga grupi i punës rreth ecurisë së bisedimeve me aleatet në lidhje me përfaqësimin në zgjedhjet vendore të datën 9 nëntor.

Po ashtu do të ketë diskutime dhe vendimmarrje mbi organizimin e procesit zgjedhor në 6 bashkitë që hyjnë në zgjedhje. Kujtojmë se ende PD-ja nuk ka asnjë kandidat për 6 bashkitë e vendit, përfshi dhe bashkinë e Tiranës.

The post PD vendos sot për kandidaturat në 6 bashki, përfshi Tiranën appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: