Detaje nga makina me armë e djegur në Tapizë/ Autorët qëlluan me breshëri një banesë

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Policia e Tiranës ka dhënë detaje për makinën tip “Peugeot” e gjetur të djegur, në Tapizë në afërsi të një impianti për përpunimin e inerteve ku brenda kishte dy armë zjarri automatike dhe një krehër.

Policia thotë se: “Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se ky automjet dyshohet të jetë përdorur nga autorët e ngjarjes së ndodhur me datë 3 tetor në rrugën “Besim Cera” në Paskuqan, ku në murin rrethues të banesës së shtetasit Q. K. (i cili banon jashtë shtetit) janë konstatuar dëmtime të shkaktuara nga përdorimi i armës së zjarrit”.

“Ngjarja e ndodhur është konstatuar ditën e djeshme pas hetimeve dhe verifikimeve intensive të kryera nga grupi hetimor. Punohet intensivisht për identifikimin dhe kapjen e autorëve, si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme” – thuhet në njoftimin e policisë. /LAPSI.al

The post Detaje nga makina me armë e djegur në Tapizë/ Autorët qëlluan me breshëri një banesë appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje: