U ekzekutua me tritol/ Viktima me precedent penal, i përfshirë në një plagosje të dyfishtë

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Isuf Jaçaj 58 vjeç ka humur jetën mbrëmjen e të shtunës në Sarandë, pas tritolit që iu vendos makinës së tij.

Viktima kishte precedentë të mëparshëm penalë dhe ishte babai i Klaus Jaçajt, i cili ndodhet aktualisht në burg, i akuzuar për “përkrahje të autorit të krimit” në një ngjarje të ndodhur më 17 korrik 2025.

Gjatë atij incidenti u plagosën me armë zjarri Gëzim Hajdaraj dhe Ernest Lama, në lagjen nr. 4 të qytetit bregdetar.Katër ditë më vonë një person i maskuar vendosi një sasi eksplozivi në makinën e Klaus Jaçajt, duke e shkatërruar atë plotësisht. Ngjarja në atë kohë mbeti pa autor.

Sipas të dhënave paraprake, atentati i së shtunës ndodhi pak para mesnatës. Automjeti tip fuoristradë ku ndodhej Isuf Jaçaj u përfshi nga një shpërthim i fuqishëm, që i mori jetën menjëherë dhe e dogji mjetin tërësisht.

Isuf Jaçaj

Klaus Jaçaj

 

The post U ekzekutua me tritol/ Viktima me precedent penal, i përfshirë në një plagosje të dyfishtë appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: